1. Është më mirë një copë bukë thatë me paqe se sa një shtëpi plot me kafshë të vrara me grindje.
2. Shërbëtori që vepron me urtësi ka për të sunduar mbi të birin që e turpëron dhe do të marrë një pjesë të trashëgimisë bashkë me vëllezërit.
3. Poçi është për argjendin dhe furra për arin, por ai që provon zemrat është Zoti.
4. Njeriu i keq dëgjon buzët e liga, gënjeshtari dëgjon gjuhën e çoroditur.
5. Ai që përqesh të varfrin fyen Atë që e ka krijuar; ai që kënaqet me fatkeqësinë e tjetrit nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.