Fjalët e Urta 13:8-15 Bibla Shqip (ALBB)

8. Pasuritë e një njeriu shërbejnë për të shpërblyer jetën e tij, por i varfri nuk ndjen asnjë kërcënim.

9. Drita e të drejtëve shkëlqen bukur, por llamba e të pabesëve do të shuhet.

10. Nga krenaria rrjedhin vetëm grindjet, por dituria është me ata që u kushtojnë kujdes këshillave.

11. Pasuria e përftuar në mënyrë jo të ndershme do të katandiset në pak gjëra, por atij që e grumbullon me mund do t'i shtohet ajo.

12. Pritja e zgjatur e ligështon zemrën, por dëshira e plotësuar është një dru i jetës.

13. Ai që përçmon fjalën do të shkatërrohet, por ai që respekton urdhërimin do të shpërblehet.

14. Mësimet e të urtit janë burim jete për t'i evituar dikujt leqet e vdekjes.

15. Gjykimi i mirë siguron favor, por veprimi i të pabesëve është i dëmshëm.

Fjalët e Urta 13