Fjalët e Urta 13:18-25 Bibla Shqip (ALBB)

18. Mjerimi dhe turpi do të vjinë mbi atë që nuk pranon korrigjimin, por ai që dëgjon qortimin do të nderohet.

19. Dëshira e realizuar është e ëmbël për shpirtin, por për budallenjtë është një gjë e neveritshme largimi nga e keqja.

20. Kush shkon me të urtët bëhet i urtë, por shoku i budallenjve do të bëhet i keq.

21. E keqja përndjek mëkatarët, por i drejti do të shpërblehet me të mirën.

22. Njeriu i mirë i lë një trashëgim bijve të bijve të tij, por pasuria e mëkatarit vihet mënjanë për të drejtin.

23. Ara e punuar e të varfërve jep ushqim me shumicë, por ka nga ata që vdesin për mungesë drejtësie.

24. Kush e kursen shufrën urren birin e vet, por ai që e do e korrigjon me kohë.

25. I drejti ha sa të ngopet, por barku i të pabesëve vuan nga uria.

Fjalët e Urta 13