Fjalët e Urta 13:10-17 Bibla Shqip (ALBB)

10. Nga krenaria rrjedhin vetëm grindjet, por dituria është me ata që u kushtojnë kujdes këshillave.

11. Pasuria e përftuar në mënyrë jo të ndershme do të katandiset në pak gjëra, por atij që e grumbullon me mund do t'i shtohet ajo.

12. Pritja e zgjatur e ligështon zemrën, por dëshira e plotësuar është një dru i jetës.

13. Ai që përçmon fjalën do të shkatërrohet, por ai që respekton urdhërimin do të shpërblehet.

14. Mësimet e të urtit janë burim jete për t'i evituar dikujt leqet e vdekjes.

15. Gjykimi i mirë siguron favor, por veprimi i të pabesëve është i dëmshëm.

16. Çdo njeri i matur vepron me dituri, por budallai kapardiset me marrëzinë e tij.

17. Lajmëtari i keq bie në telashe, por lajmëtari besnik sjell shërim.

Fjalët e Urta 13