19. Buza që thotë të vërtetën, do të bëhet e qëndrueshme përjetë, por gjuha që gënjen zgjat vetëm një çast.
20. Mashtrimi është në zemrën e atyre që kurdisin të keqen, por për ata që këshillojnë paqen ka gëzim.
21. Asnjë e keqe nuk do t'i ndodhë të drejtit, por të pabesët do të kenë plot telashe.
22. Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Zotin, por ata që veprojnë me çiltërsi i pëlqejnë atij.
23. Njeriu i matur e fsheh diturinë e tij, por zemra e budallenjve shpall budallallëkun e tyre.
24. Dora e njeriut të kujdesshëm do të sundojë, por dora e përtacëve do t'i nënshtrohet punës së detyrueshme.
25. Shqetësimi në zemrën e njeriut e rrëzon atë, por një fjalë e mirë e gëzon atë.
26. I drejti e zgjedh me kujdes shokun e tij, por rruga e të pabesëve i bën që të humbasin.
27. Përtaci nuk e pjek gjahun e tij, por kujdesi për njeriun është një pasuri e çmueshme.
28. Mbi shtegun e drejtësisë ka jetë, dhe mbi këtë shteg nuk ka vdekje.