14. Njeriu do të ngopet me të mira për frytin e gojës së tij, dhe secili do të marrë shpërblimin sipas veprës së duarve të tij.
15. Rruga e budallait është e drejtë para syve të tij, por ai që dëgjon këshillat është i urtë.
16. Budallai e tregon menjëherë pezmatimin e tij, por njeriu i matur e fsheh turpin.
17. Ai që thotë të vërtetën shpall atë që është e drejtë, por dëshmitari i rremë thotë mashtrime.
18. Kush flet pa mend është si ai që shpon me shpatë, por gjuha e të urtëve sjell shërim.
19. Buza që thotë të vërtetën, do të bëhet e qëndrueshme përjetë, por gjuha që gënjen zgjat vetëm një çast.