Fjalët e Urta 11:7-11 Bibla Shqip (ALBB)

7. Kur vdes një i pabesë, shpresa e tij humb dhe shpresa e njerëzve të padrejtë davaritet.

8. I drejti çlirohet nga fatkeqësia, por i pabesi i zë vendin.

9. Me gojën e tij hipokriti shkatërron të afërmin e tij, por të drejtët çlirohen për shkak të dijes së tyre.

10. Kur të drejtët begatohen, qyteti gëzohet; por kur vdesin të pabesët, dëgjohen britma gëzimi.

11. Nga bekimi i njerëzve të drejtë qyteti ngrihet, por goja e të pafeve e çon në shkatërrim.

Fjalët e Urta 11