20. Të çoroditurit nga zemra janë të neveritur për Zotin, por ata që janë të ndershëm në sjelljen e tyre pëlqehen nga ai.
21. Edhe kur i shtrëngon dorën një tjetri për një besëlidhje, njeriu i keq nuk do të mbetet i pandëshkuar, por pasardhësit e të drejtëve do të shpëtojnë.
22. Si një unazë ari në feçkën e një derri, kështu është një grua e bukur që nuk ka mend.
23. Dëshira e të drejtëve është vetëm e mira, por shpresa e të pabesëve është zemërimi.
24. Ka nga ata që shkapërderdhin bujari dhe bëhen më të pasur, dhe ka nga ata që kursejnë më tepër se duhet dhe bëhen gjithnjë e më të varfër.
25. Njeriu bujar do të pasurohet dhe ai që vadit do të vaditet gjithashtu.
26. Populli mallkon atë që nuk pranon të japë grurin, por bekimi bie mbi kokën e atij që e shet.
27. Kush kërkon me zell të mirën fiton dashamirësinë, por ai që kërkon të keqen, kjo do t'i bjerë mbi të.
28. Kush ka besim në pasuritë e tij do të rrëzohet, por të drejtët do të çelin si gjethe.
29. Ai që bën rrëmujë në shtëpinë e vet do të trashëgojë erën, dhe budallai do të jetë shërbëtori i atij që është i urtë nga zemra.
30. Fryti i të drejtit është një dru i jetës, dhe ai që shtie në dorë shpirtrat është i urtë.
31. Ja, i drejti merr shpërblimin mbi tokë, e aq më tepër i pabesi dhe mëkatari!