19. Dhe Perëndia im do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja sipas pasurisë së tij në lavdi, në Jezu Krisht.
20. Perëndisë tonë e Atit tonë lavdi në shekuj të shekujve. Amen.
21. Përshëndetni të gjithë shenjtorët në Jezu Krishtin.
22. Vëllezërit që janë me mua ju përshëndesin; të gjithë shenjtorët ju përshëndesin, sidomos ata të shtëpisë së Cezarit.
23. Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju të gjithë. Amen.