20. sepse nuk kam asnjë në një mendje me mua, që të kujdeset sinqerisht për gjërat tuaja.
21. Sepse në fakt të gjithë kërkojnë interesin e vet dhe jo gjërat e Jezu Krishtit.
22. Por ju e njihni provën e tij se si shërbeu bashkë me mua për ungjillin, si një bir i shërben të atit.
23. Shpresoj, pra, t'jua dërgoj atë menjëherë, posa të marr vesh si do të venë punët e mia.
24. Dhe kam besim te Zoti që edhe unë vetë do të vij së shpejti.
25. Por m'u duk e nevojshme t'ju dërgoj Epafroditin, vëllanë tim dhe bashkëpunëtorin e bashkëluftëtarin tim, që ma patët dërguar si shërbenjës në nevojat e mia,
26. sepse kishte shumë mall për ju të gjithë dhe ishte shumë i vrarë sepse kishit dëgjuar se ishte i sëmurë.
27. Edhe vërtetë ai qe i sëmurë, gati për vdekje, por Perëndia pati mëshirë për të dhe jo vetëm për të, por edhe për mua, që të mos kisha trishtim mbi trishtim.