Filipianëve 1:27-30 Bibla Shqip (ALBB)

27. Ju veç, silluni në mënyrë të denjë në ungjillin e Krishtit, që, kur të vij e t'ju shoh, ose nga larg kur s'jam aty, të dëgjoj për ju se qëndroni fort në një frymë të përbashkët, duke luftuar bashkë me një shpirt për besimin e ungjillit,

28. duke mos u lënë të trembeni në asnjë gjë nga kundërshtarët; kjo është për ta një provë humbjeje, kurse për ju shpëtimi, edhe kjo nga ana e Perëndisë.

29. Sepse juve ju është dhënë hiri për hir të Krishtit, jo vetëm që të besoni në të, por edhe të vuani për të,

30. duke patur të njëjtën beteje që e patë në mua, dhe tani po dëgjoni që është në mua.

Filipianëve 1