Filemonit 1:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Pali, i burgosuri i Jezu Krishtit, dhe vëlla Timoteu, Filemonit të dashur dhe bashkëpunëtorit tonë,

2. edhe Apfisë së dashur, dhe bashkëluftëtarit tonë Arkipit, dhe kishës në shtëpinë tënde:

3. hir dhe paqe mbi ju prej Perëndisë sonë, Atit, dhe Zotit Jezu Krisht.

4. E falënderoj Perëndinë tim, duke të kujtuar gjithnjë në lutjet e mia,

5. sepse po dëgjoj për dashurinë tënde dhe për besimin që ke ndaj Zotit Jezu Krisht dhe ndaj gjithë shenjtorëve,

6. që bashkësia e besimit tënd të bëhet e frytshme nëpërmjet njohjes së çdo të mire që është në ju për shkak të Jezu Krishtit.

Filemonit 1