Ezekieli 48:1-9 Bibla Shqip (ALBB)

1. Këto janë emrat e fiseve: nga kufiri verior, gjatë rrugës së Hethlonit, në hyrje të Hamathit deri në Hatsar-Enon, në kufi me Damaskun në veri drejt Hamathit, nga krahu lindor deri në krahun perëndimor: një pjesë për Danin.

2. Në kufirin e Danit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Asherin;

3. Në kufirin e Asherit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Neftalin.

4. Në kufirin e Asherit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Manasin.

5. Në kufirin e Manasit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Efraimin.

6. Në kufirin e Efraimit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Rubenin.

7. Në kufirin e Rubenit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Judën.

8. Në kufirin e Judës, nga kufiri lindor deri në kufirin perëndimor, do të jetë pjesa e vendit që do ta ofroni si dhuratë, e gjerë njëzet e pesë mijë kubitë dhe e gjatë sa pjesët e tjera, nga kufiri lindor deri në kufirin perëndimor; në mes të saj do të jetë shenjtërorja.

9. Pjesa që do t'i ofroni si dhuratë Zotit do të ketë një gjatësi prej njëzet e pesë mijë kubitë dhe një gjerësi prej dhjetë mijë kubitë.

Ezekieli 48