Ezekieli 40:9-15 Bibla Shqip (ALBB)

9. Pastaj mati tremen e portës: ishte tetë kubitë, ndërsa shtyllat e saj ishin dy kubitë. Tremja e portës ishte në pjesën e brendshme.

10. Dhomat e portës nga lindja ishin tri nga një anë dhe tri nga ana tjetër; që të tria kishin po atë madhësi; të njëjtën madhësi kishin gjithashtu shtyllat nga njëra anë dhe nga ana tjetër.

11. Mati gjerësinë e hyrjes së portës: ishte dhjetë kubitë; gjatësia e portës ishte trembëdhjetë kubitë.

12. Hapësira përpara dhomave ishte një kubit në një anë dhe një kubit nga ana tjetër; çdo dhomë ishte gjashtë kubitësh nga një anë dhe gjashtë kubitësh nga ana tjetër.

13. Pastaj mati portën nga çatia e njërës prej dhomave deri te çatia e tjetrës; gjerësia nga një portë te tjetra ishte njëzet e pesë kubitë.

14. Mati shtyllat: ishin gjashtëdhjetë kubitë të lartë; nga shtyllat shtrihej oborri rreth portave.

15. Në pjesën e përparme të portës së hyrjes deri në pjesën e përparme të tremes së portës së brendshme kishte pesëdhjetë kubitë.

Ezekieli 40