7. Çdo dhomë ishte një kallam e gjatë dhe një kallam e gjerë. Midis dhomave kishte një hapësirë prej pesë kubitësh. Pragu i portës në afërsi të tremes së portës së brendshme ishte një kallam.
8. Ai mati dhe tremen e portës së brendshme: ishte një kallam.
9. Pastaj mati tremen e portës: ishte tetë kubitë, ndërsa shtyllat e saj ishin dy kubitë. Tremja e portës ishte në pjesën e brendshme.
10. Dhomat e portës nga lindja ishin tri nga një anë dhe tri nga ana tjetër; që të tria kishin po atë madhësi; të njëjtën madhësi kishin gjithashtu shtyllat nga njëra anë dhe nga ana tjetër.
11. Mati gjerësinë e hyrjes së portës: ishte dhjetë kubitë; gjatësia e portës ishte trembëdhjetë kubitë.
12. Hapësira përpara dhomave ishte një kubit në një anë dhe një kubit nga ana tjetër; çdo dhomë ishte gjashtë kubitësh nga një anë dhe gjashtë kubitësh nga ana tjetër.