Ezekieli 40:35-41 Bibla Shqip (ALBB)

35. Pastaj më çoi te porta e veriut dhe e mati: ajo kishte po ato përmasa,

36. ashtu si dhomat e tij, shtyllat e tij dhe harqet e tij; kishte dritare rreth e qark; ajo ishte pesëdhjetë kubitësh e gjatë dhe njëzet e pesë kubitë e gjerë.

37. Shtyllat e tij jepnin mbi oborrin e jashtëm; kishte disa palma mbi shtyllat e tij nga njëra dhe nga tjetra anë dhe ngjiteshe në to nëpërmjet tetë shkallareve.

38. Kishte gjithashtu një dhomë me hyrjen pranë shtyllave të portave; aty laheshin holokaustet.

39. Në tremen e portës kishte dy tryeza nga një anë dhe dy tryeza nga ana tjetër, mbi të cilat thereshin holokaustet, flijimet për mëkatin dhe shkeljen.

40. Në anën e jashtme të tremes, sapo dikush ngjitet në hyrjen e portës së veriut, kishte dy tryeza, bashkë me dy tryeza nga ana tjetër e tremes së portës.

41. Kështu në anët e portës kishte katër tryeza nga një anë dhe katër tryeza nga ana tjetër: tetë tryeza gjithsej mbi të cilat thereshin flijimet.

Ezekieli 40