Ezekieli 4:9-12 Bibla Shqip (ALBB)

9. Merr edhe grurë, elb, bathë, thjerrëza, mel dhe grurë të fortë, vëri në një enë dhe u bëj bukë; të cilën do ta hash gjatë tërë ditëve që do të rrish shtrirë mbi krahun tënd, domethënë për treqind e nëntëdhjetë ditë.

10. Ushqimi që do të hash do të ketë një peshë prej njëzet siklash në ditë; do ta hash në çaste të caktuara, çdo ditë.

11. Edhe ujin do ta pish të racionuar: një të gjashtën e një hini; do ta pish në çaste të caktuara çdo ditë.

12. Do ta hash këtë bukë në formë kuleçësh prej elbi që do t'i pjekësh me jashtëqitje njerëzish përpara syve të tyre".

Ezekieli 4