Ezekieli 4:12-17 Bibla Shqip (ALBB)

12. Do ta hash këtë bukë në formë kuleçësh prej elbi që do t'i pjekësh me jashtëqitje njerëzish përpara syve të tyre".

13. Pastaj Zoti tha: "Kështu bijtë e Izraelit do të hanë bukën e tyre të ndotur në mes të kombeve ndër të cilët do t'i shpërndaj".

14. Atëherë unë thashë: "O, Zot, Zot, unë nuk jam ndotur kurrë; qysh në fëmijëri e deri më sot nuk kam ngrënë kurrë mish kafshe të ngordhur në mënyrë natyrale ose të shqyer dhe nuk më ka hyrë në gojë asnjë mish i papastër.

15. Atëherë ai më tha: "Ja unë po të jap bajga lopësh në vend të jashtëqitjeve të njeriut; mbi to do të pjekësh bukën tënde".

16. Pastaj më tha: "Bir njeriu, unë do të bëj të mungojë baza e bukës në Jeruzalem; ata do ta hanë bukën me peshë dhe në hidhërim dhe do të pijnë ujin e racionuar në tmerr,

17. sepse do t'u mungojë buka dhe uji dhe do të shikojnë njëri-tjetrin të tmerruar, duke u shkrirë në paudhësinë e tyre".

Ezekieli 4