7. Kështu do ta katandis malin Seir në një mjerim dhe në një shkreti dhe do të shfaros ata që shkojnë dhe që vijnë.
8. Do t'i mbush malet e tij me të vrarët e tij; në të gjitha kodrat e tua, në luginat e tua dhe në të gjitha përroskat e tua do të bien të vrarët nga shpata.
9. Do të të katandis në një shkreti përjetë dhe qytetet e tua nuk do të banohen më; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.