Ezekieli 35:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:

2. "Bir njeriu, kthe fytyrën tënde nga mali Seir dhe profetizo kundër tij,

3. dhe i thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë jam kundër teje, o mal i Seirit. Do ta shtrij dorën time kundër teje dhe do të të kthej në një mjerim dhe në një shkreti.

4. Do t'i kthej qytetet e tua në gërmadha dhe ti do të bëhesh një shkreti. Atëherë do të pranosh që unë jam Zoti.

Ezekieli 35