4. Pastaj do të braktis mbi tokë dhe do të të hedh në fushë të hapur, do të bëj që të ulen mbi ty të gjitha shpendët e qiellit dhe do t'i ngop me ty kafshët e gjithë dheut.
5. Do ta hedh mishin tënd mbi male dhe do t'i mbush luginat me togun e skeletit tënd.
6. Do t'i jap gjithashtu tokës të pijë nga rrjedha e gjakut tënd, deri te malet, dhe shtretërit e lumenjve do të mbushen me ty.
7. Kur të të shuaj, do t'i mbuloj qiejt dhe do t'i errësoj yjet, do ta zë diellin me një re dhe hëna nuk do të japë më dritën e saj.
8. Mbi ty do të errësoj të gjithë ndriçuesit e shkëlqyer në qiell dhe do të dërgoj terrin në vendin tënd", thotë Zoti, Zoti.
9. "Do të pikëlloj zemrën e shumë popujve, kur të bëj që të vijë shkatërrimi yt midis kombeve, në vende që ti nuk i njeh.
10. Do të bëj që shumë popuj të çuditen me ty dhe mbretërit e tyre do t'i pushtojë një tmerr i madh për shkakun tënd, kur të vringëllij shpatën time para tyre; secili prej tyre do të dridhet në çdo çast për jetën e tij, ditën e rënies sate".