8. Ti ke përçmuar gjërat e mia të shenjta dhe ke përdhosur të shtunat e mia.
9. Te ti ka njerëz që shpifin për të derdhur gjak, te ti ka njerëz që hanë mbi male, në mes teje ka njerëz që kryejnë kobe.
10. Te ti zbulohet lakuriqësia e atit, te ti poshtërohet gruaja gjatë papastërtisë së saj.
11. Dikush kryen një veprim të neveritshëm me gruan e të afërmit të tij, dikush tjetër ndot me incest nusen e të birit, një tjetër akoma poshtëron motrën e tij, bijën e atit të tij.
12. Te ti pranohen dhurata për të derdhur gjak; ti kërkon kamatë të lartë, ti ke realizuar fitime nga i afërti dhe më ke harruar mua", thotë Zoti, Zoti.
13. "Por ja, unë rrah duart për fitimin e pandershëm që ke nxjerrë dhe për gjakun e derdhur që është në mes teje.