Ezekieli 19:1-10 Bibla Shqip (ALBB)

1. Ti larto një vajtim mbi princat e Izraelit dhe thuaj:

2. "Ç'ishte nëna jote? Një luaneshë: rrinte shtrirë midis luanëve, rriste të vegjlit e saj në mes të luanëve të vegjël.

3. Rriti një nga të vegjlit e saj që u bë një luan i vogël; mësoi të shqyejë prenë dhe përlau njerëz.

4. Edhe kombet dëgjuan të flitet për të; ai u kap në gropën e tyre dhe e çuan të lidhur në vendin e Egjiptit.

5. Kur ajo pa që pritja po zgjatej dhe shpresa e saj ishte e humbur, mori një tjetër nga të vegjlit e saj dhe e rriti sa u bë një luan i vogël.

6. Ai shkonte dhe vinte midis luanëve; u bë një luan i vogël, mësoi të shqyejë prenë dhe përlau njerëz.

7. Mësoi vendet e tyre të shkretuara dhe shkatërroi qytetet e tyre; vendi e gjithçka që kishte u shkretua nga zhurma e vrumbullimit të tij.

8. Por kundër tij erdhën kombet e të gjitha krahinave fqinje, vendosën kundër tij rrjetën e tyre dhe ai u kap në gropën e tyre.

9. E vunë të lidhur në një kafaz dhe e çuan te mbreti i Babilonisë; e çuan në një fortesë, me qëllim që zëri i tij të mos dëgjohej më mbi malet e Izraelit.

10. Nëna jote ishte si një hardhi e mbjellë pranë ujërave; ishte e harlisur dhe kishte shumë degë nga uji i bollshëm.

Ezekieli 19