Ezekieli 17:9-16 Bibla Shqip (ALBB)

9. Thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: A do të mund të shkojë mbarë? A nuk do t'i çrrënjosë shqiponja rrënjët e saj dhe nuk do t'i presë frytet e saj që ta lërë të thahet? Kështu tërë gjethet që ka do të thahen. Nuk do të duhet shumë forcë as shumë njerëz për ta shkulur me rrënjë.

10. Ja, ajo është e mbjellë. A mund të shkojë mbarë? Mos vallë do të thahet krejt kur do të preket nga era e lindjes? Do të thahet në brazdën ku ishte rritur!".

11. Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:

12. "I thuaj, pra, kësaj shtëpie rebele: Nuk e merrni vesh çfarë kuptimi kanë këto gjëra? U thuaj atyre: Ja mbreti i Babilonisë erdhi në Jeruzalem, zuri mbretin dhe krerët dhe i çoi me vete në Babiloni.

13. Pastaj mori një prej gjaku mbretëror, lidhi një besëlidhje me të dhe e vuri të betohet. Ai mori me vete edhe burrat e fuqishëm të vendit,

14. me qëllim që mbretëria të binte dhe jo të ngrihej, por, duke respektuar besëlidhjen e tij, të mund të ishte i qëndrueshëm.

15. Por ky u rebelua kundër tij duke dërguar ambasadorët e tij në Egjipt, me qëllim që t'i jepnin kuaj dhe shumë njerëz. A mund t'i shkojë mbarë, a mund të shpëtojë ai që ka bërë gjëra të tilla? A mund të shkelë besëlidhjen dhe megjithatë të shpëtojë?

16. Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "ai do të vdesë në vendin ku rri mbreti që e ka bërë mbret dhe betimin e të cilit ai ka përçmuar duke shkelur edhe besëlidhjen, afër tij, në mes të Babilonisë.

Ezekieli 17