Ezekieli 13:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Fjala e Zotit m'u drejtua duke thënë:

2. "Bir njeriu, profetizo kundër profetëve të Izraelit që profetizojnë dhe u thuaj atyre që profetizojnë sipas zemrës së tyre: Dëgjoni fjalën e Zotit.

3. Kështu thotë Zoti, Zoti: Mjerë profetët e pamend që ndjekin frymën e tyre duke mos parë asgjë.

4. O Izrael, profetët e tu kanë qenë si dhelpra në shkretëtirë.

Ezekieli 13