Ezekieli 1:2-8 Bibla Shqip (ALBB)

2. Më pesë të muajit (ishte viti i pestë i robërisë së mbretit Jehojakin),

3. fjala e Zotit iu drejtua shprehimisht priftit Ezekiel, birit të Buzit, në vendin e kaldeasve, pranë lumit Kebar; dhe atje lart dora e Zotit qe mbi të.

4. Ndërsa po shkoja, ja ku erdhi nga veriu një erë furtune, një re e madhe me një zjarr që mbështillej rreth vetes së tij; rreth tij dhe nga mesi i tij dilte një shkëlqim i madh si ngjyra e bronzit inkandeshent që ndodhet në mes të zjarrit.

5. Nga mesi i tij dukej ngjashmëria e katër qenieve të gjalla; dhe kjo ishte pamja e tyre: kishin ngjashmërinë e njeriut.

6. Secili prej tyre kishte katër fytyra dhe secili katër krahë.

7. Këmbët e tyre ishin të drejta dhe tabani i këmbës së tyre ishte si ai i tabanit të këmbës së një viçi, dhe shkëlqenin si bronzi me lustër.

8. Në të katër anët, poshtë krahëve, kishin duar njerëzish; dhe që të katër kishin fytyrat e tyre dhe krahët e tyre.

Ezekieli 1