Ester 4:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Kur Mardokeu mësoi të gjitha ato që kishin ndodhur, grisi rrobat e tij, u mbulua me një thes dhe me hi dhe doli nëpër qytet, duke lëshuar britma të forta dhe plot hidhërim;

2. dhe arriti deri te porta e mbretit, sepse nuk lejohej që asnjeri i mbuluar me thes të hynte te porta e mbretit.

3. Në çdo krahinë, ku arritën urdhri i mbretit dhe dekreti i tij, pati një keqardhje të madhe për judenjtë, me agjërime, me të qara dhe vajtime; dhe shumë njerëz u mbuluan me një thes dhe me hi.

4. Vajzat e Esterit dhe eunukët e saj erdhën t'ia njoftojnë ngjarjen, dhe mbretëresha u angështua shumë; pastaj i dërgoi rroba Mardokeut, që t'i vishte dhe të hiqte nga trupi i tij thesin, por ai nuk i pranoi.

Ester 4