Eksodi 40:5-11 Bibla Shqip (ALBB)

5. Do të vendosësh altarin e artë për temjanin përpara arkës së dëshmisë, dhe do të vësh perden në hyrje të tabernakullit.

6. Do ta vësh altarin e holokausteve para hyrjes së tabernakullit, të çadrës së mbledhjes.

7. Do ta vendosësh legenin midis çadrës së mbledhjes dhe altarit dhe do të vësh ujë në të.

8. Do t'i vendosësh perdet e oborrit rreth e qark dhe do të vësh një perde në hyrje të oborrit.

9. Pastaj do të marrësh vajin e vajosjes dhe do të vajosh tabernakullin dhe tërë gjërat që ndodhen aty, dhe do ta shenjtërosh me të gjitha veglat e tij; dhe do të jetë i shenjtë.

10. Do të vajosh altarin e holokausteve dhe tërë orenditë e tij; do të shenjtërosh kështu altarin dhe altari do të jetë shumë i shenjtë.

11. Do të vajosh edhe legenin me të gjithë bazën e tij dhe do ta shenjtërosh.

Eksodi 40