1. Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke thënë:
2. "Ditën e parë të muajit të parë do të ngresh tabernakullin, çadrën e mbledhjes.
3. Do të vendosësh atje arkën e dëshmisë dhe do ta fshehësh arkën me një vel.
4. Do të sjellësh brenda tryezën dhe do të vendosësh mbi të gjërat që duhen; do të sjellësh gjithashtu shandanin dhe do të ndezësh llambat e tij.
5. Do të vendosësh altarin e artë për temjanin përpara arkës së dëshmisë, dhe do të vësh perden në hyrje të tabernakullit.
6. Do ta vësh altarin e holokausteve para hyrjes së tabernakullit, të çadrës së mbledhjes.