Eksodi 36:28-38 Bibla Shqip (ALBB)

28. Bëri gjithashtu dy dërrasa për të dy qoshet e pasme të tabernakullit.

29. Këto çiftoheshin poshtë dhe ishin bashkuar lart me një unazë. Kështu veproi për të dy dërrasat, që ndodheshin në të dy qoshet.

30. Kishte, pra, tetë dërrasa me bazat e tyre prej argjendi: gjashtëmbëdhjetë baza, dy baza nën çdo dërrasë.

31. Bëri gjithashtu disa traversa prej druri të akacies: pesë për dërrasat e njërit krah të tabernakullit,

32. pesë traversa për dërrasat e krahut tjetër të tabernakullit, dhe pesë traversa për dërrasat e pjesës së pasme të tabernakullit, në perëndim.

33. Pastaj bëri që traversa e qendrës të kalonte në mes të dërrasave, nga njëra anë në tjetrën.

34. I veshi pastaj dërrasat me ar dhe i bëri prej ari unazat e tyre nga do të kalonin traversat, dhe i veshi me ar traversat.

35. Bëri gjithashtu velin me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe me li të hollë të përdredhur me kerubinë të punuar artistikisht;

36. Bëri për të katër shtylla prej druri të akacies me grremçat e tyre prej ari; dhe shkriu për shtyllat katër baza prej argjendi.

37. Dhe bëri për hyrjen e çadrës një perde prej filli ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe prej liri të hollë të përdredhur, shkurt puna e një qëndistari.

38. Bëri gjithashtu pesë shtyllat e saj së bashku me grremçat e tyre i veshi me ar kapitelet dhe dërrasat e tyre; por pesë bazat e tyre ishin prej bronzi.

Eksodi 36