Eksodi 36:21-29 Bibla Shqip (ALBB)

21. Gjatësia e një dërrase ishte dhjetë kubitë dhe gjerësia e saj një kubit e gjysmë.

22. Çdo dërrasë kishte dy kllapa për të bashkuar njërën dërrasë me tjetrën; kështu ai veproi për të gjitha dërrasat e tabernakullit.

23. Pastaj ai bëri dërrasat për tabernakullin: njëzet dërrasa për krahun jugor;

24. dhe bëri dyzet baza prej argjendi nën njëzet dërrasat: dy baza poshtë çdo dërrase për të dy kllapat e veta.

25. Dhe për anën e dytë të tabernakullit, anën veriore, ai bëri njëzet dërrasa,

26. me dyzet bazat e tyre prej argjendi, dy baza nën çdo dërrasë.

27. Për pjesën e pasme të tabernakullit, në drejtim të perëndimit, ai bëri gjashtë dërrasa.

28. Bëri gjithashtu dy dërrasa për të dy qoshet e pasme të tabernakullit.

29. Këto çiftoheshin poshtë dhe ishin bashkuar lart me një unazë. Kështu veproi për të dy dërrasat, që ndodheshin në të dy qoshet.

Eksodi 36