20. Pastaj bëri për tabernakullin dërrasat prej druri të akacies, të vendosura më këmbë.
21. Gjatësia e një dërrase ishte dhjetë kubitë dhe gjerësia e saj një kubit e gjysmë.
22. Çdo dërrasë kishte dy kllapa për të bashkuar njërën dërrasë me tjetrën; kështu ai veproi për të gjitha dërrasat e tabernakullit.
23. Pastaj ai bëri dërrasat për tabernakullin: njëzet dërrasa për krahun jugor;
24. dhe bëri dyzet baza prej argjendi nën njëzet dërrasat: dy baza poshtë çdo dërrase për të dy kllapat e veta.
25. Dhe për anën e dytë të tabernakullit, anën veriore, ai bëri njëzet dërrasa,
26. me dyzet bazat e tyre prej argjendi, dy baza nën çdo dërrasë.