17. Bëri gjithashtu pesëdhjetë sythe mbi buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së parë të pëlhurave dhe pesëdhjetë sythe mbi buzën e perdes së jashtme të serisë së dytë.
18. Dhe bëri pesëdhjetë kapëse prej bronzi për ta bashkuar çadrën, me qëllim që të përbënte një të tërë.
19. Bëri gjithashtu për çadrën një mbulesë me lëkura dashi të ngjyera me të kuq, dhe mbi të një mbulesë me lëkura baldosash.
20. Pastaj bëri për tabernakullin dërrasat prej druri të akacies, të vendosura më këmbë.
21. Gjatësia e një dërrase ishte dhjetë kubitë dhe gjerësia e saj një kubit e gjysmë.
22. Çdo dërrasë kishte dy kllapa për të bashkuar njërën dërrasë me tjetrën; kështu ai veproi për të gjitha dërrasat e tabernakullit.
23. Pastaj ai bëri dërrasat për tabernakullin: njëzet dërrasa për krahun jugor;
24. dhe bëri dyzet baza prej argjendi nën njëzet dërrasat: dy baza poshtë çdo dërrase për të dy kllapat e veta.
25. Dhe për anën e dytë të tabernakullit, anën veriore, ai bëri njëzet dërrasa,
26. me dyzet bazat e tyre prej argjendi, dy baza nën çdo dërrasë.
27. Për pjesën e pasme të tabernakullit, në drejtim të perëndimit, ai bëri gjashtë dërrasa.
28. Bëri gjithashtu dy dërrasa për të dy qoshet e pasme të tabernakullit.
29. Këto çiftoheshin poshtë dhe ishin bashkuar lart me një unazë. Kështu veproi për të dy dërrasat, që ndodheshin në të dy qoshet.