Eksodi 34:31-35 Bibla Shqip (ALBB)

31. Por Moisiu i thirri dhe Aaroni dhe tërë krerët e asamblesë u rikthyen tek ai, dhe Moisiu u foli atyre.

32. Pastaj, tërë bijtë e Izraelit u afruan, dhe ai i urdhëroi të bënin të gjitha ato që Zoti i kishte thënë në malin Sinai.

33. Mbasi Moisiu mbaroi së foluri me ta, vuri një vel mbi fytyrën e tij.

34. Por kur Moisiu hynte përpara Zotit për të biseduar me atë, hiqte velin derisa të dilte jashtë; duke dalë jashtë, u tregonte bijve të Izraelit ato që e kishin urdhëruar të bënte.

35. Bijtë e Izraelit, duke parë fytyrën e Moisiut, shihnin se lëkura e tij rrëzëllente; pastaj Moisiu vinte përsëri velin mbi fytyrën e tij, derisa hynte të fliste me Zotin.

Eksodi 34