Eksodi 31:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

2. "Shiko, unë e thirra me emër Betsaleelin, birin e Urit, birin e Hurit, nga fisi i Judës;

3. dhe e mbusha me Frymën e Perëndisë, me dituri, me zgjuarsi, me njohuri dhe çdo shkathtësi,

4. që të jetë i aftë të përgatisë vizatime artistike, të punojë arin, argjendin dhe bronzin,

5. për të gdhendur gurë për t'u ngallmuar, për të punuar drurin dhe për të kryer çdo lloj punimesh.

Eksodi 31