Eksodi 25:5-16 Bibla Shqip (ALBB)

5. lëkura dashi të ngjyrosura në të kuq, lëkurë baldose dhe dru akacie;

6. vaj për dritën e shandanit, aroma për vajin e vajosjes dhe për temjanin erëmirë;

7. gurë oniksi dhe gurë për të ngallmuar në petkun e priftërinjve dhe në gjoksore.

8. Le të më bëjnë një shenjtërore, që unë të banoj në mes tyre.

9. Ju do ta bëni atë sipas tërë asaj që unë do t'iu tregoj, si për modelin e tabernakullit ashtu edhe për modelin e të gjitha orendive.

10. Do të bëjnë, pra, një arkë prej druri të akacies, i gjatë dy kubitë e gjysmë, i gjerë një kubit e gjysmë dhe i lartë një kubit e gjysmë.

11. Do ta veshësh nga brenda dhe nga jashtë; me ar safi dhe sipër do t'i bësh një kurorë ari, që të sillet përqark.

12. Do të shkrish për të katër unaza ari dhe do t'i vësh në katër këmbët e saj: dy unaza nga një anë dhe dy unaza nga ana tjetër.

13. Do të bësh edhe disa shtiza prej druri të akacies dhe do t'i veshësh me ar.

14. Pastaj do t'i kalosh shtizat nëpër unazat e arkës, për ta mbajtur.

15. Shtizat do të qëndrojnë në unazat e arkës; nuk do të hiqen prej asaj.

16. Dhe në arkë do të vësh Dëshminë që do të të jap.

Eksodi 25