Eksodi 25:1-9 Bibla Shqip (ALBB)

1. Zoti i foli Moisiut duke thënë:

2. "U thuaj bijve të Izraelit që të më bëjnë një ofertë; do ta pranoni ofertën nga çdo njeri që e bën i shtyrë nga zemra e tij.

3. Dhe kjo është oferta që do të pranoni prej tyre: ar, argjend dhe bronz;

4. stofa me ngjyrë vjollce, të purpurt, të kuqe flakë; li të hollë dhe lesh dhie;

5. lëkura dashi të ngjyrosura në të kuq, lëkurë baldose dhe dru akacie;

6. vaj për dritën e shandanit, aroma për vajin e vajosjes dhe për temjanin erëmirë;

7. gurë oniksi dhe gurë për të ngallmuar në petkun e priftërinjve dhe në gjoksore.

8. Le të më bëjnë një shenjtërore, që unë të banoj në mes tyre.

9. Ju do ta bëni atë sipas tërë asaj që unë do t'iu tregoj, si për modelin e tabernakullit ashtu edhe për modelin e të gjitha orendive.

Eksodi 25