Eksodi 20:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Atëherë Perëndia shqiptoi tërë këto fjalë, duke thënë:

2. "Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.

3. Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.

4. Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë.

Eksodi 20