12. Ti shtrive dorën e djathtë, dhe toka i gëlltiti.
13. Me mëshirën tënde, ke udhëhequr popullin që e ke shpenguar; me forcën tënde e ke çuar drejt banesës sate të shenjtë.
14. Popujt e kanë dëgjuar këtë dhe dridhen. Ankthi ka mbërthyer banorët e Filistinës.
15. Që tani krerët e Edomit e kanë humbur, të fuqishmit e Moabit i ka zënë frika, tërë banorët e Kanaanit po shkrihen.
16. Frika dhe tmerri do të bjerë mbi ta. Falë forcës së krahut tënd do të bëhen të palëvizshëm si guri, derisa populli yt, o Zot, të kalojë, derisa të kalojë populli që ti ke blerë.