Eksodi 10:1-3 Bibla Shqip (ALBB)

1. Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Shko te Faraoni; sepse e kam ngurtësuar zemrën e tij dhe zemrën e shërbëtorëve të tij, me qëllim që unë të mund të tregoj këto shenjat e mia në mes tyre,

2. dhe me qëllim që ti të mundësh t'u tregosh bijve të tu dhe bijve të bijve të tu gjërat e mëdha që kam bërë, duke vënë në lojë egjiptasit, dhe shenjat e mia që kam bërë midis tyre, që të dini se unë jam Zoti".

3. Moisiu dhe Aaroni shkuan te Faraoni dhe i thanë: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i hebrenjve: "Deri kur do të refuzosh të ulësh kokën para meje? Lëre popullin tim të shkojë që të mund të më shërbejë.

Eksodi 10