Efesianëve 6:18-20 Bibla Shqip (ALBB)

18. duke u lutur në çdo kohë dhe me çdo lloj lutjeje dhe përgjërimi në Frymën, duke ndenjur zgjuar për këtë qëllim me çdo ngulmim dhe lutje për të gjithë shenjtorët,

19. dhe edhe për mua, që kur të hap gojën time, të më jepet të flas me guxim për ta bërë të njohur misterin e ungjillit,

20. për të cilin jam i dërguari në pranga, që të mund të shpall me guxim, siç e kam për detyrë.

Efesianëve 6