Efesianëve 5:1-13 Bibla Shqip (ALBB)

1. Bëhuni pra imitues të Perëndisë, si bij shumë të dashur,

2. edhe ecni në dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij për ne, si ofertë e flijim Perëndisë, si një parfum erëmirë.

3. Por, ashtu si u ka hije shenjtorëve, as kurvëria, as ndonjë papastërti, as kurnacëri të mos zihet në gojë midis jush;

4. as pandershmëri, as të folur pa mend e të përqeshur, të cilat nuk kanë hije, por më tepër të ketë falënderime.

5. Të dini në fakt këtë: asnjë kurvar, ose i ndyrë ose kurnac, i cili është idhujtar, nuk ka ndonjë trashëgim në mbretërinë e Krishtit dhe të Perëndisë.

6. Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota, sepse, për shkak të këtyre gjërave, vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes.

7. Mos jini, pra, shokë me ta.

8. Sepse dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotin; ecni, pra, si bij të dritës,

9. sepse fryti i Frymës konsiston në gjithçka që është mirësi, drejtësi dhe të vërtetë,

10. duke provuar çfarë është e pranueshme për Perëndinë.

11. Dhe mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t'i qortoni,

12. sepse ato që bëjnë ata në fshehtësi, është turp edhe të thuhen.

13. Kurse të gjitha gjërat, kur dalin në dritë, bëhen të dukshme, sepse çdo gjë që shfaqet është dritë.

Efesianëve 5