1. Unë, pra, i burgosuri për Zotin, ju bëj thirrje që të ecni denjësisht sipas thirrjes për të cilën u thirrët,
2. me çdo përulësi e zemërbutësi, me durim, duke e duruar njëri-tjetrin në dashuri,
3. duke u përpjekur të ruani unitetin e Frymës në lidhjen e paqes.