Efesianëve 2:17-22 Bibla Shqip (ALBB)

17. Dhe ai erdhi për t'ju shpallur paqen, juve që ishit larg dhe atyre që ishin afër,

18. sepse përmes tij që të dy kemi hyrje tek Ati nëpër një Frymë të vetme.

19. Ju, pra, nuk jeni më të huaj, as bujtës, por bashkëqytetarë të shenjtorëve dhe pjesëtarë të familjes së Perëndisë,

20. të ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qenë Jezu Krishti vetë guri i qoshes,

21. mbi të cilin gjithë ndërtesa, e lidhur mirë, rritet për të qenë një tempull i shenjtë në Zotin,

22. në të cilin edhe ju jeni bashkëndërtuar për të qenë një banesë e Perëndisë në Frymë.

Efesianëve 2