Danieli 2:1-7 Bibla Shqip (ALBB)

1. Në vitin e dytë të mbretërimit të Nebukadnetsarit, ai pa disa ëndrra; fryma e tij u turbullua dhe i iku gjumi.

2. Atëherë mbreti dha urdhër të thërrisnin magjistarët, astrologët, shtriganët dhe kaldeasit, që t'i tregonin mbretit ëndrrat e tij.

3. Mbreti u tha atyre: "Pashë një ëndërr dhe fryma ime është turbulluar, derisa t'ia dal të shpjegoj ëndrrën time".

4. Atëherë kaldeasit iu përgjigjën mbretit në gjuhën aramaike: "O mbret, jetofsh përjetë. Trego ëndrrën tënde shërbëtorëve të tu dhe ne do ta interpretojmë".

5. Mbreti u përgjigj dhe u tha kaldeasve: "Vendimin tim e kam marrë: po të mos ma bëni të njohur përmbajtjen e ëndrrës sime dhe interpretimin e saj, do të priteni copa-copa dhe shtëpitë tuaja do të katandisen në plehërishte.

6. Por në rast se do të më tregoni ëndrrën dhe interpretimin e saj, do të merrni nga unë dhurata, shpërblime dhe nderime të mëdha; më tregoni, pra, ëndrrën dhe interpretimin e saj".

7. Ata u përgjigjën për së dyti dhe thanë: "Le t'u tregojë mbreti ëndrrën shërbëtorëve të vet dhe ne do t'i japim interpretimin".

Danieli 2