8. Pas kësaj më pret gati kurora e drejtësisë që Perëndia, gjykatësi i drejtë, do të ma japë atë ditë, dhe jo vetëm mua, por edhe gjithë atyre që presin me dashuri të shfaqurit e tij.
9. Përpiqu të vish shpejt tek unë,
10. sepse Dema më la, sepse deshi këtë botë, dhe iku në Thesaloniki; Kreshenci në Galati, Titi në Dalmaci.
11. Me mua është vetëm Luka; merre Markun dhe sille me vete, sepse e kam shumë të dobishëm për shërbesë.
12. Tikikun e dërgova në Efes.
13. Kur të vish, sill mantelin që lashë në Troadë, pranë Karpit, dhe librat, sidomos pergamenat.
14. Aleksandri, remtari, më bëri shumë të këqija; Zoti ia shpagoftë sipas veprave të tij.
15. Ruaju edhe ti prej tij, sepse ka qenë kundërshtar i madh i fjalëve tona.
16. Në mbrojtjen time të parë në gjyq askush nuk qe me mua, por të gjithë më lanë; kjo të mos u numërohet për faj.