2 Timoteut 4:15-22 Bibla Shqip (ALBB)

15. Ruaju edhe ti prej tij, sepse ka qenë kundërshtar i madh i fjalëve tona.

16. Në mbrojtjen time të parë në gjyq askush nuk qe me mua, por të gjithë më lanë; kjo të mos u numërohet për faj.

17. Por Zoti më ndenji pranë dhe më dha fuqi, që me anën time predikimi i ungjillit të kryhej plotësisht dhe ta dëgjonin të gjithë johebrenjtë; dhe unë shpëtova nga goja e luanit.

18. Edhe Zoti do të më shpëtojë nga çdo vepër e keqe dhe do të më ruajë për mbretërinë e tij qiellore. Lavdi atij në shekuj të shekujve. Amen.

19. Të fala Prishilës dhe Akuilës dhe shtëpisë së Onesiforit.

20. Erasti mbeti në Korint, por Trofimin e lashë të sëmurë në Milet.

21. Përpiqu të vish përpara dimrit. Të përshëndetin Eubuli, Pudenti, Lini, Klaudia dhe të gjithë vëllezërit.

22. Zoti Jezu Krisht qoftë me frymën tënde! Hiri qoftë me ju! Amen.

2 Timoteut 4