2 Thesalonikasve 3:3-9 Bibla Shqip (ALBB)

3. Por Zoti është besnik, dhe ai do t'ju forcojë dhe do t'ju ruajë nga i ligu.

4. Dhe ne kemi besim për ju te Zoti, se gjërat që ju porositëm po i bëni dhe do t'i bëni.

5. Edhe Zoti i drejtoftë zemrat tuaja te dashuria e Perëndisë dhe te qëndrueshmëria e Krishtit.

6. Dhe ju porositim, o vëllezër, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht, që të largoheni nga çdo vëlla që ecën i çrregullt dhe jo sipas porosisë që keni marrë prej nesh.

7. Sepse ju e dini vetë se si duhet të na shëmbëlleni, sepse ne nuk u sollëm në mënyrë të çrregullt midis jush,

8. dhe nuk kemi ngrënë falas bukën e ndonjërit, por punuam me lodhje e mundim natë e ditë, që të mos i bëheshim barrë asnjërit prej jush.

9. Jo se ne nuk e kemi këtë të drejtë, po për t'ju dhënë ne vetë një shembull që ju të na imitonit.

2 Thesalonikasve 3