2 i Mbretërve 7:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Atëherë Eliseu tha: "Dëgjoni fjalën e Zotit! Kështu thotë Zoti: "Nesër në këtë orë, në portën e Samarisë një masë maje mielli do të kushtojë një sikël dhe dy masa elbi do të kushtojnë gjithashtu një sikël"".

2. Por kapiteni, në krahun e të cilit mbështetej mbreti, iu përgjigj njeriut të Perëndisë: "Ja, edhe sikur Zoti të bënte dritare në qiell, a do të ndodhte, vallë një gjë e tillë?". Eliseu u përgjigj: "Mirë, pra, ke për ta parë me sytë e tu, por nuk do t'i hash".

3. Kishte katër lebrosë në hyrje të portës, të cilët i thanë njëri-tjetrit: "Pse po rrimë ulur këtu duke pritur vdekjen?

4. Në rast se themi: "Le të hyjmë në qytet", atje sundon uria dhe aty kemi për të vdekur; në rast se mbetemi këtu, do të vdesim njëlloj. Prandaj ejani, të shkojmë të paraqitemi te kampi i sirëve; po të jetë se na lënë të gjallë, do të jetojmë; po të jetë se na vrasin, do të vdesim".

5. Në muzg u ngritën për të vajtur në kampin e sirëve; kur arritën në skajin e kampit të sirëve, atje nuk kishte njeri.

2 i Mbretërve 7