2 i Mbretërve 3:23-27 Bibla Shqip (ALBB)

23. dhe thanë: "Po ky është gjak! Me siguri këta mbretër janë përleshur dhe kanë vrarë njëri-tjetrin. Kështu, pra, o Moab, të bëjmë plaçkë!".

24. Kështu u sulën drejt kampit të Izraelit; por izraelitët u ngritën dhe i vunë përpara moabitët, që ia mbathën para tyre. Hynë pastaj në vend dhe vazhduan t'i vrasin moabitët.

25. Shkatërruan qytetet; çdo copë tokë të mirë e mbushën me gurë, duke hedhur secili gurin e tij; i zunë të gjitha burimet e ujit dhe prenë tërë drurët e mirë. Në Kir-Hareseth mbetën vetëm gurët, por hobetarët e rrethuan dhe e sulmuan.

26. Mbreti i Moabit, duke parë që beteja ishte tepër e fortë për të, mori me vete shtatëqind veta që vringëllonin shpatat, për të çarë rrugën deri te mbreti i Edomit; por nuk mundën.

27. Atëherë ai mori të parëlindurin e tij që do të mbretëronte në vend të tij, dhe e ofroi si holokaust mbi muret. Pati atëherë një zemërim të madh kundër atyre izraelitëve që u larguan nga ai dhe u kthyen në vendin e tyre.

2 i Mbretërve 3